vineri, 2 noiembrie 2007

Dashuri (Dragoste) - Revista Poezia, vară 2004

Dremit/ e çveshur si një lumturi e shtrirë/ në brendinë time
Duke e turbulluar britmën e parë të dheut
Ma dha Zoti
Kur shpresoja
Nga paradhembshuria
Në atë kishë ku vitet rriten mbi ne
Ku dy ikona/ të dy zotërve
Shikohen ballëpërballë/ si dy copëra jete
Më ke ndarë
Si një mollë
Në urrejtje dhe dashuri

Kishe sy si dy lot të skulptuar nga lutja ime kur
Ma shkëpute mishin nga shpirti
Babai im natën, me jetën e shakmisur në një të dielë
Mëma ime ditën, duke i numëruar vdekjet e babait tim
Më veguan derisa vdiqa
Në gjakun tënd

Ti më ndave
Si një mollë
Në dashuri dhe urrejtje
Duke m’i vjelur prej teje bërthamat e çveshura të zemrës
Të hedhura
Dirgjem tani me gjuhën e dashurisë
Në shputën e vëllaut tim hyj përgjithmonë – ...
Vdisem mbytem
Me ëndrrat me ty të rradhitura në shtatë ditët
Në shuplakën përjetë të zhuritur të këtij çasti
Duke u lutur që frymëmarrja jote
Të ma largojë sërish mishin nga shpirti
I veguar nga i ati im natën, mëma ime ditën




Krijim
(Creatie)

Bota është ngritur nga pyje lotësh/ qerpikëve
Të Zotit të zhuritur/ nga secili lot kanë rrjedhur
Një nga një zemrat tona me kundërmim jete
Adami e kafshoi gjirin e Evës duke e thithur helmin e klithmës së parë
Nga faqet e buzëve të Evës/ u shkëputën
Të mugulluara tashmë në hije urretjeje. Vuajtja/ Zoti
E mbëltoi buzëqeshjen e saj në çdo hije/ në çdo fytyrë të fryteve
Pranvera i pranoi njerëzit/ pyjet i pranuan kafshët e para
Agimet shpërthyen nga vetullat e qiellit
Qielli – lypës i përulur i engjëjve
Përfitoi dimensione të ngarkauara me hidhërim
Mrekullitë u bënë shënjestër/ perënditë u degdisën nëpër dritaret e shpirtit
Era rrjedh përmes damarëve të botës/ mbi të cilat notojnë lotët
Fillimet me petalet e shpërndara përmbi flatrat e engjëjve
Të hapurapërlutje


Ligj
(Lege)

Jam i mbërthyer në një familje fjalësh
Të cilat të tjerët i kanë menduar
Përpara se të më shkurtohen duart sipas rregullës
Sy me rrugë të cilat nuk do t’i shoh kurrë

Nganjëherë do të doja të jetoj vetëm në botën e shpirtit tim

Vërtitem përreth një bote në të cilën Ligji ëshjtë të harrosh
Stërgjyshëritt – me kujtime me krejt – shkundet nga krahët tonë
Si do fryte që janë ngopur të piqen më kot
Shikoj
Si rritet kullosa gjurmave të të hapave të mi
Duke e fshehur rrugën nga sytë e çunit tim
Gishtërinjtë me të cilët kam përkëdhelur po gjethohem
O Zot!
Duke e mugulluar edhe ato harresën.

Në zemërn time
Vetëm atje
Do të mbetesh e fshehur ti
Pranë fjalëve mbi të cilat është ulut
Jeta jonë

Versiunea în limba albaneză de Baki YMERI